Paguani faturën tuaj
Pagesa online me kartelë po vendoset me bankën tonë. Derisa të jetë gati, faturën mujore mund ta paguani në çdo bankë ose postë.
-
Merrni faturën mujore
Në të shihen shuma, afati i pagesës dhe llogaria bankare e ndërtesës suaj.
-
Paguani në llogarinë e ndërtesës suaj
Çdo ndërtesë ka llogarinë e vet. Përdorni numrin e llogarisë të shtypur në faturën tuaj, jo llogarinë e kompanisë.
-
Shkruani numrin e faturës si referencë të pagesës
Kështu pagesa lidhet automatikisht me banesën tuaj.